Holanda ka qenë gjithmonë e njohur si një vend miqësor me natyrën që inkurajon qytetarët e saj të kujdesen për Nënën Natyrë.
Ata janë më të njohurit për ngasjen e biçikletave, por holandezët e pambrojtur ndaj klimës po udhëheqin rrugën për veturat elektrike me numrin më të madh të stacioneve të mbushjes në Europë.
Në kuadër të politikave europiane për mbrojtjen nga kriza klimatike, qeveria po u mundëson qytetarëve infrastrukturën e nevojshme që edhe ata të luajnë rolin e tyre në adresimin e krizës.
Falë subvencioneve dhe distancave të shkurtra, holandezët po qarkullojnë masivisht me vetura elektrike, të cilat mund t'i mbushin kudo.
Janë rreth 75 mijë pika mbushëse publike në rrugë, dhe janë diku te 190 mijë persona që kanë stacione të mbushjes në shtëpi.
Terminalet e mbushjes që mbulojnë qytetet e fshatrat holandeze janë sa 30 për qind e totalit të stacioneve të ngritura në gjithë kontinentin.
Modele veturash të tilla europiane e amerikane i gjen të parkuara kudo nëpër qendrat e njohura si Amsterdami, Haga apo Roterdami.
Jam e lumtur për zgjedhjen që kam bërë dhe që me vetëdije po kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit. Mbeten disa shqetësime të vogla, si llogaritja e distancave që mund të përshkoj me bateri, hapësirat e lira për mbushje e tyre, por e përgjithshmja është shumë mirë" thotë një qytetare
Holandezët zotërojnë më shumë vetura për frymë sesa francezët, grekët apo suedezët.
Nga 400 mijë vetura të reja që u shitën vitin e kaluar, 20 për qind ishin tërësisht elektrike.
Norvegjia dhe Suedia plotësojnë dy vendet e para për sa i takon numrit të veturave me bateri për frymë në Europë, ndërsa Gjermania dhe Franca, ndajnë dy vendet pas Holandës për stacionet e mbushjes të veturave elektrike.
Trafiku rrugor shkakton një të pestën e gjithë dioksidit të karbonit që Holanda lëshon në atmosferë, dhe qeveria atje po punon që vetura e reja të jenë krejtësisht elektrike në 2030-ën./Motilokal.com
