Moti sot dhe nesër me diell, të mërkurën me reshje shiu në Maqedoni

Moti sot dhe nesër me diell, të mërkurën me reshje shiu në Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë në drejtim perëndimor dhe veriperëndimor. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 24 °C.

Dita e martë do të mbajë mot të kthjellët e me diell. Temperaturat pritet të lëvizin prej 15 deri në 26 °C.

E mërkura do të nis me mot të kthjellët, pasdite me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 15 deri në 26 °C./Motilokal.com