Java në Kosovë fillon me mot më të qëndrueshëm, me më shumë diell, vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Të mërkurën priten depërtime të masave të ftohta ajrore, ku do të rënie të temperaturave dhe reshje shiu, vende-vende edhe me bubullima.
Sot do të mbajë mot kryesisht i kthjellët e me diell, vende-vende me reshje lokale shiu gjatë paradites. Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 20 °C.
Dita e martë do të jetë me mot të kthjellët e me diell. Pasdite vende-vende mundësi për riga shiu. Temperaturat do të luhatën prej 13 deri në 24 °C.
E mërkura do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu të shoqëruara me bubullima. Temperaturat do të sillen nga 13 deri në 21 °C./Motilokal.com
