SpaceX dërgon avokado, robotë në stacionin hapësinor

SpaceX dërgon avokado, robotë në stacionin hapësinor

Një dërgesë e milingonave, avokados dhe një krahu robotik të përmasave njerëzore të SpaceX kanë shkuar drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar të dielën.

Ngarkesa që do të mbërrijë të hënën, është e 23-ta e kompanisë për NASA-n në pak se një dekadë.

Një raketë e ricikluar Falcon shpërtheu në qiellin para lindjes nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s. Pas ngritjes së kapsulës Dragon, përforcuesi i fazës së parë u ul drejt në platformën më të re të oqeanit të SpaceX, të quajtur “A Shortfall of Gravitas”.

Siç bëhet e ditur në ngarkesë gjendeshin më shumë se 2,170 kilogramë furnizime dhe gjëra eksperimentale, dhe ushqim të freskët duke përfshirë avokado, limonë dhe madje edhe akullore për shtatë astronautët e stacionit hapësinor.

Ndryshe, NASA iu drejtua SpaceX dhe kompanive të tjera amerikane për të dërguar ngarkesa dhe ekuipazhe në stacionin hapësinor, pasi programi i anijes hapësinore përfundoi më 2011./Motilokal.com