Pamja në këtë foto mund të duket si në filma, por është e vërtetë. Siç vihet re një lopë po transportohet me helikopter pranë Klausenpass, në Zvicër. Kjo pasi ajo është plagosur gjatë qëndrimit në livadhet e larta alpine të Zvicrës.
Lopët e plagosura dhe kafshë të tjera janë transportuar me helikopter rreth 1,950 metra mbi nivelin e detit.
Ndërkohë, pjesa tjetër e tufës prej 1 mijë kafshëve pritet të zbres këtë fundjavë në zonën Urnerboden.
Edhe pse bujqësia tradicionale alpine ka ndryshuar shumë në gjysmën e shekullit të fundit, një gjë ka mbetur e njëjtë.
Çdo verë, “thesari kombëtar zviceran” – qindra mijëra lopë, viça, dele dhe dhi, kullosin në Alpe.
Shumë diell dhe reshje të shumta, por edhe larmia e florës në kullotat atje e bëjnë qumështin Alpin më të pasur me vitamina dhe shije më të mirë se ai nga pjesët e luginës së Alpeve./Motilokal.com

