Kroacia po përgatit programin e parë të subvencionit për pompat e nxehtësisë me ujë deti për ngrohje dhe ftohje. Profesori Neven Duić ka thënë se teknologji e njëjtë mund të përdoret në gjithë bregdetin e Adriatikut dhe për ndërtesa afër lumenjve dhe liqeneve.
Ministria e Zhvillimit Rural dhe fondet e BE-së do të publikojnë thirrjen publike për të përdorur temperaturat e detit për sisteme të ngrohjes dhe ftohjes. Këto sisteme po aplikohen për herë të parë në Kroaci me ndihmën e fondeve të BE-së, kanë thënë mediat lokale.
Drafti i referohet konvertimit të energjisë nga deti në përgjithësi, por teknologjia e vetme e pranueshme këtë herë do të jenë pompat e nxehtësisë për ndërtesat në bregdet, zbuloi media dhe shtoi se buxheti është 1.5 milion euro.
Sipas profesorit Duic, të gjitha hotelet në bregdetin e Adriatikut dhe qytetet në afërsi që kanë sisteme qendrore të ngrohjes, mund të përfitojnë nga këto subvencione.
‘Ka mundësi të instalimit të këtyre pompave në pjesë të madhe të bregdetit. Zonat afër lumenjve të mëdhenj mund të përfitojnë gjithashtu, dhe kjo teknologji mund të vendoset edhe në liqene. Në fakt, ka shumë kohë prej se qyteti i Stokholmit ka filluar të përdorë ujërat e mbetura të komunës për ngrohje. Edhe hoteli Palace në Zagreb ka instaluar një sistem të tillë’, ka thënë Duic për Balkan Green Energy News.
Kroacia ka sipërfaqe të madhe në bregdet, që e bën teknologjinë e ngrohjes dhe ftohjes përmes detit shumë atraktive, ka thënë Ministria e Zhvillimit Rural.
Ndërsa kostot e investimit janë të mëdha, Kroacia do të shfrytëzojë këtë pilot projekt për të vlerësuar gjendjen dhe mundësitë.
Përmbajtja e tij zbulon se bashkitë dhe qytetet do të jenë në gjendje të aplikojnë, mes përfituesve të tjerë të mundshëm./Motilokal.com
