Rama: Shqipëria të jetë në krye të Ballkanit në energjinë diellore

Rama: Shqipëria të jetë në krye të Ballkanit në energjinë diellore

Kryeministri Edi Rama tha se dy termocentralet e mëdhenj diellorë që Voltalia do të ndërtojë do ta çojnë Shqipërinë në ballë të Ballkanit në këtë sektor dhe shprehu ambicien se vendi do të bëhej një kampion rajonal në prodhimin e energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030.

“Shqipëria do të kthehet në eksportuese neto të energjisë. Sot Skavica nuk është një ëndërr gjysmë-shekullore në sirtar, por një projekt në zhvillim, falë bashkëpunimit me SHBA-të”, ka thënë Kryeministri Rama.

E falë bashkëpunimit me SHBA-të, Rama ka njoftuar se Shqipëria është tani në fazën e vlerësimit të projektit të kthimit të termocentralit në Vlorë.

“Nga një simbol i dështimit me kosto të lartë të së shkuarës, një portë hyrëse të gazit të lëngshëm bazuar në marrëveshjen me kompaninë globale amerikane Exxon”, ka thënë Kryeministri Rama.

Ai tha se hapja e rrugës për ndërtimin e dy parqeve fotovoltaike me Voltalia nga Franca, atë të Karavastasë dhe Spitalles, e ka “vendosur Shqipërinë në pararojën e Ballkanit për prodhimin e energjisë diellore”.

Sipas Kryeministrit Rama, Shqipëria e vitit 2030 do të jetë prodhues kampion i energjisë së ripërtëritshme në Ballkan.

Kryeministri vlerësoi rezultatet në parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, investimet në rrjetin e shpërndarjes së energjisë dhe ndërtimin e linjës së ndërlidhjes me Kosovën, e cila përfundoi në vitin 2016./Motilokal.com