Sot në Kosovë do të mbajë mot më i ngrohtë, me vranësira të ndryshueshme e intervale me diell, por nuk përjashtohen edhe rigat lokale shiu. Po ashtu në orët e hershme të mëngjesit pati edhe mjegull. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 15 deri në 25 °C.
Dita e shtunë do të jetë me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 13 deri në 25 °C.
Të dielën do të depërtojnë masa më të ftohta ajrore që sjellin rënie të temperaturave dhe reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 15 deri në 22 °C./Motilokal.com
