Delfinët shpëtojnë notarin nga vdekja pas gati 12 orësh në det!

Delfinët shpëtojnë notarin nga vdekja pas gati 12 orësh në det!

Një notar i bllokuar dy kilometra e gjysmë nga bregu në ujërat e akullta të Gjirit Tralee, Irlandë, nuk i kishte mbetur gjë tjetër përveçse të shpresonte në një “mrekulli”.

Personi që besohet të jetë në të 30-tat, u nxor nga uji i ngrirë nga një varkë shpëtimi “Fenit RNLI”, i cili ishte ndihmuar edhe nga një tufë delfinësh, për të cilët ekuipazhi i varkës së shpëtimit besonte se e "ndihmuan".

Burri hipotermik dhe i rraskapitur tha se ai ishte përpjekur të notonte mbi 5 kilometra larg bregut të plazhit Castlegregory në Irlandën jugperëndimore në Shkëmbin Mucklaghmore.

Pikërisht tufa e delfinëve që hidheshin e rrotulloheshin përreth notarit të dëshpëruar u pikasën rojet bregdetare pas makthit të tij 12 orësh. I riu kishte tentuar të përshkonte 8 kilometra me not, por nuk ishte i mirëpërgatitur.

Ekuipazhi i Fenit RNLI para varkës së tyre

Ai u gjet i veshur vetëm me një palë rroba banjo të shkurtra, ndërsa veshjet e trupit i kishte në breg. Njohës të zonës thanë se ishte vërtet e jashtëzakonshme që i 30-vjeçari kishte arritur të shpëtonte. “Edhe gjysmë ore po të ishim vonuar, ai do të kishte vdekur”, thanë punonjësit e kërkim-shpëtimit, të cilët shtuan se delfinët e kishin rrethuar te riun në përpjekje për ta ndihmuar ose për ta shtyrë drejt bregut./Motilokal.com