Çadrat mbani me vete, sot e nesër mot me shi e bubullima në Kosovë

Çadrat mbani me vete, sot e nesër mot me shi e bubullima në Kosovë

Moti sot në Kosovë do të jetë më i freskët, kryesisht me vranësira  dhe vende-vende me mundësi për rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 15 deri në 23 °C.

Edhe dita enjte pritet të jetë me mot të freskët, kryesisht me vranësira dhe me reshje të dobëta shiu, gjatë pasdites edhe me bubullima. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 15 deri në 20 °C./Motilokal.com