Sot dhe nesër në Shqipëri pritet të kemi ndryshim të kushteve meteorologjike. Në vendin tonë do të depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme që do të sjellin mot me vranësira dhe kthjellime, këto më të përqendruara në jug të vendit.
Reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e para të mëngjesit në veriperëndim e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit. Në mesditë reshjet fitojnë intensitet deri mesatar në veri dhe qendër ndërsa në jug reshje me intensitet të ulët. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 23 deri në 30 °C.
Dita e enjte pritet të jetë me vranësira e reshje shiu, vende-vende edhe në formën e shtrëngatave dhe stuhive të shoqëruar me shkarkesa elektrike, lokalisht reshje në formë breshëri. Temperaturat do të lëvizin nga 20 deri në 24 °C./Motilokal.com
