Shkencëtarët në përpjekje për të kontrolluar rrufetë me një laser gjigant

Shkencëtarët në përpjekje për të kontrolluar rrufetë me një laser gjigant

Një ekip studiuesish nga Universiteti i Gjenevës ka vendosur një laser gjigant në majën e një mali, rrezja e të cilit të godasë në qiell duke vepruar si mekanizëm i teknologjisë së lartë kundër rrufeve.

Ekipi drejtohet nga Jean-Pierre Wolf, një fizikan zviceran i cili ka punuar me laserë për më shumë se 20 vjet dhe ka mbetur praktikisht i magjepsur nga përpjekjet për të kontrolluar motin përmes tij.

Laseri krijon rreze drite shumë të ngushta, me energji të lartë. Aplikimet e tij nisin nga prerja e diamanteve e deri në kirurgji. Wolf beson se listës së arritjeve mund t`i shtohet edhe mbrojtja e njerëzve nga rrufetë.

Lazeri është dërguar në një kullë transmetimi radio në majën e Säntis, në alpet zvicerane.

Konsorciumi i drejtuar prej tij financohet nga BE-ja dhe përfshin universitete në Paris dhe Lozanë, si dhe prodhues të raketave ArianeGroup dhe prodhuesit e laserit, kompaninë gjermane të teknologjisë së lartë Trumpf. Pas një viti vonesash për shkak të pandemisë, laseri u transportua në majën e Säntis, një mal në alpet zvicerane që mbërrin lartësinë 2,500 metra.

Sipas Wolf, ky është një nga vendet e Europës që goditet më shumë nga rrufetë. Sipas tij, atje ekziston një kullë transmetimi radiofonik, që goditet nga 100 deri në 400 herë në vit, e kjo e bën vendin ideal për të kryer këtë eksperiment.

Vonesa njëvjeçare e pandemisë e lejoi ekipin të kryejë më shumë teste të lazerit në një laborator në Paris, të paraqitur këtu.

Rrufeja formohet kur ajri i trazuar brenda një reje bubullimash hidhet dhunshëm rreth kristaleve të akullit dhe pikave të ujit, duke hequr elektronet nga atomet e tyre dhe duke krijuar zona të veçanta me ngarkesa të kundërta elektrike.

Këto fusha elektrike mund të bëhen shumë të forta, dhe për shkak se ngarkesat e kundërta tërheqin, ato mund të lidhen përmes një shkarkimi të energjisë elektrike, atë që ne e quajmë rrufe.

Laseri imiton dhe rrit këtë skenar natyror duke gjeneruar një fushë elektrike aq të fortë saqë shqyen elektronet nga atomet e tyre drejtpërdrejt, duke vendosur ngarkesat e kundërta që janë të nevojshme për formimin e rrufesë.

Ideja është që retë të shkarkojnë rrufe në mënyrë të kontrolluar. "Kjo është arsyeja pse ne e quajmë atë një rrufe laser", tha Wolf./Motilokal.com