Britanikët të përgatiten për një valë të re të nxehti, thonë meteorologët vendas që parashikojnë një valë tjetër mbytëse 12 ditore, e cila mbërrin nga ishujt Azore falë një fronti të nxehtë nga Atlantiku.
Tashmë pritet që qytetarët të vizitojnë vendet hapësirat ku mund të bëhet plazh dhe të merren rreze dielli.
Parashikuesit e motit thonë se temperaturat deri në 27 gradë Celsius do të shkojnë në veriperëndim të vendit ndërsa në jug të Anglisë temperaturat pritet të shkojnë deri në 25 gradë Celsius. Lajmi për ditë më të ngrohta vjen vetëm disa ditë pasi Britania u prek nga shira dhe stuhi të forta që bënë shërbimet meteorologjike të lëshonin kodin e verdhë./Motilokal.com
