Java në Kosovë fillon me mot të nxehtë, kryesisht të kthjellët e me diell. Ndërsa nga e mërkura priten reshje shiu të shoqëruara me bubullima dhe rrufe e rënie të temperaturave.
Sot do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 29 °C.
Dita e martë do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët e me diell. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu e bubullima dhe breshër. Temperaturat do të luhatën prej 17 deri në 30 °C.
E mërkura do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu të shoqëruara me bubullima dhe rrufe. Temperaturat do të sillen nga 16 deri në 27 °C./Motilokal.com
