Moti sot dhe nesër në Shqipëri pritet të jetën nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Ndërsa duke filluar nga dita e mërkurë pritet një ndryshim i kushteve meteorologjike, ku pritet të kemi shtim të vranësirave të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në veri reshjet fitojnë intensitet deri mesatar.
Dita e hënë do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën nga 24 deri në 32 °C.
Të martën pritet të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24 deri në 33 °C.
E mërkura parashikohet të jetë me mot të ndryshueshëm pjesërisht me re përgjatë paradites, ndërsa pasdite me vranësira e reshje shiu, vende-vende mundësi për shtrëngata. Temperaturat do të sillen prej 23 deri në 28 °C./Motilokal.com
