Sipas të dhënave paraprake 8 persona e kanë humbur jetën për shkak të stuhisë tropikale Grace e cila është efektive në rajonin perëndimor të Meksikës.
Vdekjet dhe dëmet më të mëdha ndodhën në shtetin Veracruz, ku stuhia shkuli pemët, sipas BBC.
Në kryeqytetin e shtetit, Xalapa, shumë rrugë u kthyen në lumenj baltë.
Uragani më vonë u dobësua duke u kthyer në stuhi tropikale.
Sidoqoftë, erërat e forta dhe reshjet u raportuan se po shkaktonin më shumë përmbytje ndërsa Grace udhëtonte në veri të Mexico City.
Stuhia solli shpejtësinë e erës deri në 200 km/orë (125mph) kur arriti në bregun e kontinentit të Meksikës.
Nga tetë personat e vdekur, gjashtë ishin anëtarë të së njëjtës familje thanë zyrtarët e qeverisë shtetërore.
Banorët e qytetit bregdetar të Tecolutla në Veracruz, thanë se uragani kishte qenë shkatërrues.
“Ju thjesht mund të dëgjoni bubullimën e pemëve që bien, tingëllonte shumë e keqe, shumë e tmerrshme”, tha Laura Jacinto, duke shtuar: “Isha shumë e frikësuar, u frikësova shumë mbrëmë.”
Një tjetër banor, i quajtur Adolfo Lopez, tha: “Kulmi…gjithçka është zhdukur, mori gjithçka me vete”./Motilokal.com
