Shpyllëzimi në Amazonë redukton reshjet e shiut

Shpyllëzimi në Amazonë redukton reshjet e shiut

Shpyllëzimi i Amazonës duket se i redukton shirat më shumë se sa pritej. Kjo është hipoteza e propozuar nga studimi ndërkombëtar i udhëhequr nga Mara Baudena, e Institutit të Shkencave Atmosferike dhe Klimatike të Këshillit Kombëtar të Kërkimit të Torinos (Cnr-Isac), i botuar në revistën Global Change Biology. Sipas hulumtimit, shpyllëzimi mund të çojë në një reduktim të reshjeve vjetore prej 55 deri në 70%.

Pyjet e shiut të Amazonës nuk janë vetëm një nga mushkëritë më të mëdha të planetit, por edhe një vend veçanërisht me shira, një mikrolklime që prodhohet nga avujt e ujit të lëshuara nga bimët gjatë fotosintezës.

Sidoqoftë, shpyllëzimi intensiv dhe i vazhdueshëm po ndryshon këtë mekanizëm dhe hulumtimi italian, i kryer në bashkëpunim me Universitetin e Utrecht, në Holandë, tregon se ky ndryshim i mikroklimës Amazoniane mund të jetë më i madh nga sa mendohet.

"Ndryshimet e vogla në lagështinë e ajrit, për shkak të pranisë ose mungesës së pemëve, mund të çojnë në ndryshime të mëdha në reshjet e vëzhguara të shiut", shpjegoi Baudena.

Edhe një shpyllëzim relativ mund të ketë efekte më dramatike, sesa pritej, përsa i përket shirave, pyjeve dhe zonave fqinje, vende kultivimi dhe kullotash, që shpesh janë në origjinë të vetë shpyllëzimit.

Në rastin më ekstrem, sipas hulumtimit, shpyllëzimi mund të çojë në një reduktim të reshjeve vjetore me 55 deri në 70%./Motilokal.com