Polet e ngrira marsiane i kanë intriguar prej kohësh shkencëtarët, jo vetëm për sipërfaqen e tyre por edhe për atë që mund të gjendet poshtë.
Kërkimi për ujë në Mars është lidhur ngushtësisht me kërkimin për ekzistencën e jetës. Planeti i kuq ishte i ngrohtë miliarda vjet më parë, por tani është një shkretëtirë e ngrirë e cila nuk lejon praninë e qëndrueshme të ujit të lëngshëm.
Uji nën sipërfaqësor në Mars mund të ketë siguruar një qendër për jetën mikrobike në të kaluarën - dhe tani, nëse ekziston. Kjo është arsyeja pse rezultati i vitit 2018 ishte kaq tërheqës.
Hulumtimi i ri i publikuar këtë vit, megjithatë, sugjeron që sinjalet e ndritshme të radarit nën kapakun e akullit nuk ishin një shenjë e ujit të lëngshëm. Në vend të kësaj, ato sinjale mund t'i përkasin argjilave.
Fakti që liqenet mund të mos ekzistojnë nën kapakun polar nuk është domosdoshmërisht zhgënjyes. Argjila mund të përmbajë dëshmi të historisë së Marsit - historinë që ne nuk e dimë. Dhe është procesi shkencor në punë pasi studiuesit synojnë t'i afrohen të vërtetës për fqinjin tonë planetar.
Aditya Khuller nga Universiteti i Arizonës tregon se për të parën herë skanuan shtresat për të parë se cfarë ka poshtë tyre. Reflektimet e radarit kishte bërë të mendohej që mund të kishte liqene nën sipërfaqen e polit jugor, por kjo për Khuller qe mjaft e vështirë. “Duhet të kishte qenë i mbushur më të tilla”, thotë ai per CNN.
Isaac Smith, shkencëtar i Universitetit të Yorkut në Toronto hodhi idenë se sinjalet mund të ishin prodhuar nga shtresa argjile.
Smektiti është një lloj argjile i gjetur kudo në Mars, por interesantja është se ai ndodhet edhe në Tokë. Smith kreu eksperimente laboratorike për të kontrolluar se çfarë kishte kapur radari dhe i ngriu materialet në temperature të ngjashme me ato të polit jugor marsian, minus 50 gradë Celsius. Rezultati u përputh plotësisht me të dhënat e orbituesit rreth planetit të kuq./Motilokal.com
