Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë, në orët e pasdites dhe në mbrëmje priten reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 27 °C.
Dita e shtunë do të mbajë mot me vranësira e reshje lokale shiu gjatë paradites, pasdite pjesërisht me re. Temperaturat pritet të lëvizin prej 20 deri në 28 °C.
E diela do të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen nga 17 deri në 32 °C./Motilokal.com
