Kina ‘hap’ epokën e re në energji: Panele diellore në hapësirë në vend të centraleve bërthamore

Kina ‘hap’ epokën e re në energji: Panele diellore në hapësirë në vend të centraleve bërthamore

Kina po përgatitet të "revolucionarizojë" fushën e prodhimit të energjisë elektrike, pasi dëshiron të dërgojë panele diellore që do të fuqizojnë të gjithë planetin në hapësirë. Zyrtarët kinezë tashmë kanë filluar punën në planin e tyre ambicioz, i cili do të bazohet në ngritjen e një qendre të re kërkimore për të studiuar energjinë diellore në hapësirë.

Në përpjekje për të zgjidhur problemin e ndryshimit të klimës, ata planifikojnë të dërgojnë sisteme fotovoltaike 37014 kilometra nga Toka, të cilat do të "marrin" sasi të mëdha të energjisë diellore, të afta për të përmbushur nevojat e zonave të mëdha dhe qyteteve me popullsi dhe nevoja të mëdha.

Panelet diellore në hapësirë do të thithin rrezet e diellit dhe do të kanalizojnë energjinë në panelet diellore në sipërfaqen e Tokës, ku do të bëhet shndërrimi i energjisë diellore në energji elektrike. Funksionimi i sistemit tregohet në një mënyrë shumë të thjeshtë në grafikun që vijon.


panel1

Ata besojnë se projekti i tyre i paparë do të përfundon deri në vitin 2035, ndërsa përmes përmirësimeve dhe modifikimeve të nevojshme, prodhimi i energjisë pritet të ketë arritur kulmin deri në vitin 2050.

panel3

Ideja për të ndërtuar në stacionin hapësinor u propozua për herë të parë në vitin 1941 nga autori i romaneve të trillimeve shkencore, Isaac Asimov. Sidoqoftë, shkencëtarët kinezë besuan se kjo ide mund të ketë sukses dhe të ndryshojë mënyrën e elektrizimit të planetit.

panel

Studimet e deritanishme kanë treguar se një stacion diellor hapësinor do të ishte një burim i qëndrueshëm energjie pasi nuk ka re që bllokojnë rrezet e diellit, me zero emetime karboni.  Në këtë mënyrë ata vlerësojnë se ndotja dhe barra e atmosferës dhe e mjedisit, përkatësisht, do të shmangen.

panel2

Gjithashtu vlen të përmendet se sasitë e energjisë së prodhuar do të jenë proporcionale me energjinë e centraleve bërthamore. Ekipi kinez po punon për t’u siguruar që brenda dekadës së ardhshme do të jetë në gjendje të lëshojë një sërë panelesh diellore në hapësirë./Motilokal.com