Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite pritet mot jostabil, i shoqëruar me reshje të shkurta të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 19 deri në 29 °C.
E enjtja do të mbajë mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 27 °C. /Motilokal.com
