Sot mot i freskët dhe vende-vende me rrebeshe shiu në Kosovë

Sot mot i freskët dhe vende-vende me rrebeshe shiu në Kosovë

Moti sot në Kosovë do të jetë më i freskët, kryesisht me vranësira  dhe vende-vende me mundësi për rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 15 deri në 25 °C.

E enjtja do të jetë me mot pjesërisht me re në mëngjes, ndërsa pasdite me diell. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 14 deri në 25 °C./Motilokal.com