Shqipëria sot parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Sot pritet të mbajë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore priten reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në Alpe reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, hera-herës në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 25 deri në 33 °C.
Dita e enjte pritet të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 21 deri në 32 °C./Motilokal.com
