Japoni, gjashtë të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Japoni, gjashtë të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës që kanë ndodhur në rajonet perëndimore dhe jugore të Japonisë.

Transmetuesit publik NHK njoftoi se si pasojë e reshjeve pas tajfuneve sezonal reshjet kanë ndikuar negativisht në shumë prefektura të vendit.


Ministria e Tokës, Infrastrukturës, Transportit dhe Turizmit, njoftoi se deri më tani në 17 prefektura kanë ndodhur 62 rrëshqitje të dheut, ndërsa në 9 prefektura dalje të lumenjve nga shtrati.


Në lajmin e agjencisë Kyodo të bazuar në zyrtarët lokalë, në Nagasaki dhe Nagano kanë humbur jetën 6 persona, kurse 4 persona kërkohen.

Ende mbetet vlefshmëria e thirrjes për evakuim të 1.8 milionë personave në mbarë rajonin./Motilokal.com