Rikthehen kroçerat në Portin e Durrësit, ‘La Belle De L’Adriatique’ sjell turistët e parë për këtë verë

Rikthehen kroçerat në Portin e Durrësit, ‘La Belle De L’Adriatique’ sjell turistët e parë për këtë verë

Në portin e Durrësit kanë mbërritur sot 92 turistë francezë me kroçerën “La Belle De L’Adriatique”.

Kroçera e përshtatur nga Divizioni Operacional për mjetet lundruese turistike.  Ajo lundroi natën e kaluar nga Vlora drejt Durrësit dhe sot në mbrëmje rreth orës 21.00 do të vijojë drejt Tivarit (Bar – Mali i Zi).

May be an image of one or more people, people standing and outdoors

Gjatë qëndrimit në vendin tonë, turistët nga Franca do të vizitojnë qendra historike dhe arkeologjike në Durrës, Tiranë dhe Krujë.

May be an image of one or more people and outdoors

“La Belle De L’Adriatique” po lundron në një tur 1-javor në brigjet e Adriatikut dhe Jonit (Dubrovnik, Korfuz, Sarandë, Vlorë, Durrës, Tivar).

May be an image of outdoors

Kroçera e parë e këtij sezoni në Durrës, gjatë vitit 2019 ka lundruar drejt Durrësit shtatë herë dhe e vetmja që është ndalur në vendin tonë gjatë vitit të pandemisë./Motilokal.com

May be an image of outdoors