KRU ‘Prishtina’ njofton për gjendjen me ujë në liqenet e Batllavës dhe Badovcit

KRU ‘Prishtina’ njofton për gjendjen me ujë në liqenet e Batllavës dhe Badovcit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen me ujë në liqenet e Batllavës dhe Badovcit.

Sipas KRU-së, niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 633.07 metra mbi nivelin e detit ose 1.93 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.

Ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit është 646 metra mbi nivelin e detit ose 3.85 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.

“Kujdesi ndaj ujit të pijshëm, prioritet për furnizim të rregullt”, thuhet në njoftimin e KRU-së./Motilokal.com