Mbi 859 mijë shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri 15-ditëshin e parë të gushtit. Këtë lajm e ka dhënë kryeministri Edi Rama në Facebook.
Ai thotë se kjo shifër është 4.5% më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2019 para pandemisë.
“Lajme të mira për Shqipërinë destinacion turisti. Nga data 1-15 Gusht kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj, që janë 4.5% më shumë se e njëjta periudhë e 2019, dmth para pandemisë”, shkruan Rama./Motilokal.com
