Kroçera ‘e bukura e Adriatikut’ viziton Sarandën

Kroçera ‘e bukura e Adriatikut’ viziton Sarandën

Kroçera me flamur belg “La Belle de L’Adriadique”, “E Bukura e Adriatikut”, vizitoi dje Portin e Sarandës, me qëllim vizitën në qytetin e Sarandës dhe Gjirokastrës.

Turistët, kryesisht francezë, belgë dhe shtetas amerikanë, kanë vizituar sitin arkeologjik të Butrintit dhe qytetin e Sarandës. Më pas janë drejtuar qytetit të gurtë të Gjirokastrës ku kanë vizituar Kalanë dhe shtëpitë karakteristike të këtij qyteti. Në vijim turistët e kësaj kroçere janë kthyer në mbrëmje në Sarandë ku janë argëtuar nën tingujt e muzikës folklorike shqiptare.

Sipas të dhënave nga Porti i Sarandës, kjo anije vijon të vijë prej 4 vitesh në qytetin e Sarandës ku partner i saj është kompania Shkëndija Travel & Cruises. “E Bukura e Adriatikut”, është kroçera e parë gjatë këtij sezoni turistik 2021 dhe pas pandemisë Covid-19./Motilokal.com

May be an image of body of water

May be an image of body of water

May be an image of outdoors