Bashkimi Evropian: Italia vendi më i goditur nga zjarret në pyje në vitin 2021

Bashkimi Evropian: Italia vendi më i goditur nga zjarret në pyje në vitin 2021

Zjarret këtë vit kanë qenë një ndër problemet kryesore me të cilat janë përballur një pjesë e madhe e shteteve të Evropës.

Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, Italia është vendi evropian që pësoi shkatërrimin më të madh të zonave pyjore për shkak të zjarreve në vitin 2021 nga fillimi i vitit deri më 14 gusht.

Në Itali, 1,200,000 hektarë pyje u dogjën, një sipërfaqe afërsisht e barabartë me atë të pothuajse të gjithë Romës, kryeqytetit.

Në luftë me zjarret është ballafaquar edhe Greqia, ku gjatë së njëjtës periudhë u dogjën 1,160,000 hektarë.

Ndër të tjera thuhet se Italia vendosi një rekord tjetër negativ: nga 1 janari deri më 14 gusht, 472 zjarre të mëdhenj shpërthyen në rajonet e saj, shumica në BE.

Sipas të dhënave e dyta pas Italisë renditet Spanja doli me 228 zjarre.

Më zjarret u ballafaquan edhe Turqia, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia./Motilokal.com