Masat e nxehta të ajrit që kanë përfshirë Kosovën, do të vazhdojnë pothuajse me të njëjta vlera termike edhe për dy ditët e ardhshme të kësaj jave. Ndërsa nga e mërkura pritet rënie e temperaturave, me mundësi për reshje shiu.
Sot do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët e me diell. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu e bubullima dhe breshër. Temperaturat do të lëvizin nga 19 deri në 33 °C.
Dita e martë do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët e me diell. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu e bubullima dhe breshër. Temperaturat do të luhatën prej 20 deri në 33 °C.
E mërkura do të mbajë mot më të freskët. Përgjatë paradites me kthjellime, ndërsa pasdite me vranësira, vende-vende me mundësi për rrebeshe me bubullima. Temperaturat do të sillen nga 16 deri në 26 °C./Motilokal.com
