Java në Shqipëri nis me mot të nxehtë, kthjellime e diell në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore hera-herës do të ketë edhe vranësira, që do të sjellin edhe reshje shiu afatshkurtra.
Dita e hënë do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën nga 25 deri në 34 °C.
Të martën pritet të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 23 deri në 35 °C.
E mërkura parashikohet të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët e me diell, por nuk do të mungojnë vranësirat hera-herës deri dhe të dendura. Reshje shiu të dobëta dhe të izoluara parashikohen në relievet malore të vendit. Temperaturat do të sillen prej 23 deri në 32 °C./Motilokal.com
