Një tërmet i fuqishëm prej 7.2 ballësh ka goditur të shtunën Haitin, duke shkaktuar të paktën 304 viktima dhe mijëra të plagosur.
Në mediat e huaja janë publikuar pamje nga tërmeti shkatërrues, mes të cilave edhe një moment prekës kur dy fëmijë nxirren nga rrënojat dhe përqafohen me babain e tyre.
Kryeministri, Ariel Henry tha se po bëhet çdo gjë për të shpëtuar sa më shumë jetë nga rrënojat. “Kemi mësuar se spitalet lokale janë plot sidomos në Les Cayes”./Motilokal.com
