227 viktima nga tërmeti shkatërrimtar në Haiti

227 viktima nga tërmeti shkatërrimtar në Haiti

Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues që goditi ditën e sotme Haitin ka shkuar në 227. Ky është bilanci tragjik pas një tërmeti me magnitudë 7.2 ballë goditi perëndimin e vendit këtë të shtunën, duke rrëzuar e dëmtuar ndërtesat, vetëm disa ditë para mbërritjes së pritshme të një stuhie tropikale në atë vend.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 125 kilometra në perëndim të kryeqytetit Port-o-Prins, tha Shërbimi Gjeologjik Amerikan.

Kryeministri i vendit tha se kishte “dëme të mëdha” në disa pjesë të vendit dhe se do shpallte një gjendje të jashtëzakonshme 1 mujore.

May be an image of outdoors

Epiqendra e tërmetit të së shtunës ishte rreth 12 km nga qyteti Saint-Louis du Sud.

Lëkundja u ndje në kryeqytetin e populluar të Port-au-Prince, rreth 125 km larg dhe në vendet fqinje.

May be an image of outdoors

“Shumë shtëpi janë shkatërruar, persona kanë vdekur dhe disa janë në spital,” tha një banore që jeton pranë epiqendrës, ku ndodhi tërmeti.

Naomi Verneus, një 34-vjeçare nga Port-o-Prinsi, tha se ishte zgjuar nga lëkundjet tërmetit kur ndjeu se shtrati po dridhej.

May be an image of car and road

“U zgjova dhe nuk kisha kohë të vishja këpucët. I mbijetuam tërmetit të vitit 2010 dhe gjithçka mund të bëja ishte të vrapoja. Më vonë u kujtova se dy fëmijët e mi dhe nëna ishin akoma brenda. Fqinji im hyri dhe u tha që të dilnin. Vrapuam në rrugë”, tregon zonja Verneus.

Kryeministri Ariel Henry tha se kishte mobilizuar një ekip për të punuar në gjetjen e trupave të mbetur në rrënoja.

Ai gjithashtu u bëri thirrje haitianëve t’u bashkohen ndërsa ata po përballen me këtë situatë dramatike.

Presidenti amerikan Joe Biden dha një përgjigje të menjëhershme për të ndihmuar vendin.

May be an image of road

Më herët është paralajmëruar se tërmeti mund të rezultojë në mijëra viktima dhe të plagosur.

Ky vend i varfër, ku shumë jetojnë në rrethana të vështira, goditet shpesh nga tërmetet dhe uraganet.

Në vitin 2018, Haiti u godit nga një tërmet me magnitudë 5.9 ballë që vrau më shumë se 12 njerëz dhe një tërmet shumë më i fuqishëm, me magnitudë 7.1 ballë dëmtoi pjesën më të madhe të kryeqytetit në vitin 2010 dhe u mori jetën mijëra njerëzve.

Qendra Kombëtare e Uraganeve ka parashikuar se stuhia tropikale Grace do të godasë Haitin të hënën në mbrëmje ose të martën herët në mëngjes.

Të paktën gjashtë tërmete janë ndierë në rajon, përfshirë një me madhësi 5.1 ballë./Motilokal.com