Rreth pesë milionë të evakuuar në Japoni nga shirat e rrëmbyeshëm

Rreth pesë milionë të evakuuar në Japoni nga shirat e rrëmbyeshëm

Rreth pesë milionë njerëz në Japoni kanë marrë një urdhër evakuimi për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë goditur bregdetin jugor.

Sipas njoftimeve mbi 20 prefektura është identifikuar rreziku i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës. Sinjalizimi maksimal, niveli 5, ka të bëjë me prefekturat Saga, Nagasaki, Fukuoka dhe Hiroshima. Paralajmërimi i dytë, niveli 4, iu dha 17 prefekturave të tjera.

Ndërsa autoriteti meteorologjik i vendit, i cili lëshoi paralajmërimet, tha në një deklaratë se shiu mund të qëndrojë mbi vendin për rreth një javë.

A road damaged by the swollen Suzuhari river in heavy rain in Hiroshima, Japan, on August 13.

Fotografitë nga provincat e goditura rëndë tregojnë banorët që vrapojnë në rrugët e përmbytura, duke mbajtur fëmijë dhe sende. Zjarrfikësit dhe punonjësit e tjerë të urgjencës po shpëtonin gjithashtu banorët e bllokuar, duke i hipur ata në anije.

A landslide in Kure, Hiroshima Prefecture, Japan after heavy rains, in this August 13, 2021 photo obtained from social media. TWITTER @KAPPACHAN1115 /via REUTERS

Nivelet e ujit janë ende duke u rritur në disa lumenj, duke kërcënuar të dalin  ka shtrati dhe të përmbytin rrugët përreth.

A swollen river caused by a heavy rain is seen in Nagomi Town, Kumamoto prefecture, Japan August 12, 2021, in this photo taken by Kyodo. Mandatory credit Kyodo/via REUTERS

Deri në 250 milimetra mund të bien në ishull brenda 24 orëve deri të dielën në mëngjes, thonë zyrtarët kombëtarë të motit.

A road is damaged by the swollen Suzuhari river caused by a heavy rain in Hiroshima, western Japan August 13, 2021, in this photo taken by Kyodo. Mandatory credit Kyodo/via REUTERS   ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. MANDATORY CREDIT. JAPAN OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN JAPAN.

Adachi Yushi, kreu i monitorimit të motit në Agjencinë Meteorologjike, e quajti shiun “të paparë” dhe u kërkoi njerëzve të ndjekin urdhrat e evakuimit, sipas NHK.

Kryeministri Yoshihide Suga shkroi në Twitter të premten se ai kishte krijuar një qendër të kontrollit të fatkeqësive për të koordinuar me autoritetet lokale dhe të prefekturës./Motilokal.com