Nuk është komploti i një filmi tjetër të fundit. Megjithatë ekziston një kërcënim në pritje, edhe pse i pamundur, për jetën siç e njohim ne: një asteroid që i afrohet Tokës.
Agjencia Amerikane e Hapësirës dhe Aeronautikës (NASA) thotë se tani toka është më e rrezikuar që të goditet nga asteroid “Bennu”. Më parë, sipas NASA-s mundësitë ishin 1 në 2700, kurse tani pas ndjekjes së trajektores së këtij asteroid, shanset janë ulur në 1 në 1759.
Por, gjithsesi mundësia reale që një gjë e tillë të ndodhë, sërish mbeten të pakta. Përditësimi bazohet në të dhënat që NASA ka mbledhur nga anija Osiris-Rex që po vëzhgon asteroidin që prej 2018.
"Edhe pse studiuesit besojnë se Bennu nuk do të ketë ndikim në Tokë, ata po përballen me sfidën e deshifrimit se si graviteti i planetit tonë do të ndryshojë rrugën e asteroidit rreth diellit", thanë shkencëtarët e NASA-s.
Shkencëtarët theksojnë se ekziston një mundësi e vogël që asteroidi të kalojë nëpër atë që njihet si "vrima çelës e gravitacionit" që mund ta vendosë atë në rrugën drejt Tokës në një datë të mëvonshme në shekullin e 22-të.
Në tetor të vitit të kaluar, Osiris-Rex u ul në sipërfaqen e asteroidit dhe mori një pjesë shkëmbi nga sipërfaqja e “Bennu”. Nga të dhënat e mbledhura gjatë dy vit e gjysmë pritet që shkencëtarët që arrijnë të bëjnë një parashikim mbi rrugën që do të ndjekë asteroidi në të ardhmen./Motilokal.com
