Pas të nxehtit përvëlues, Italia pritet të goditet nga një stuhi e fuqishme

Pas të nxehtit përvëlues, Italia pritet të goditet nga një stuhi e fuqishme

Pas të nxehtit përvëlues që ka përfshirë disa pjesë të Italisë, pritet që të goditet nga moti i ligë.

Sipas parashikimeve pas 15 gushtit do të ndihen shenjat e para të vjeshtës, kështu që kush është me pushime le të shijojë ditët e fundit.

Pas anticikloni Lucifer që ka përfshirë Italinë ditët e fundit, do të ketë stuhi, breshër me temperatura që do të zbresin deri në 12 gradë veçanërisht në Qendër-Veri por edhe në Jug.

Midis të hënës 16 dhe të martës 17 gusht parashikimet tregojnë se një stuhi e fuqishme do të përfshijë thujse të gjithë Italinë.

Kjo mund të shkaktojë një përkeqësim të motit me breshër, stuhi në Alpet, Luginën Po dhe Apeninet Toskane-Emiliane, deri në Lazio dhe Abruzzo dhe pastaj të zgjerohet edhe në pjesën tjetër të Jugut.

Për shkak të motit të ligë të mundshëm, temperaturat në rajonet qendrore-veriore pritet të bien dhe bora e parë mund të shfaqet edhe në majat më të larta, në 3000 metra.

Në Jug moti i ligë do të vijë më i zbutur, por do të ketë stuhi dhe një rënie të temperaturave me ardhjen e erërave të forta që do të sjellin trazimin e deteve, deri në nivelet e stuhisë në Adriatik dhe Tirreno./Motilokal.com