Ka shkuar në 27 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Turqi. Kjo është fatkeqësia e dytë natyrore që goditi vendin gjatë një muaji.
Përmbytjet goditën provincat veriore të Turqisë ndërsa autoritetet njoftuan se disa nga vatrat e zjarrit që përfshinë bregdetin jugor për dy javë janë vënë tashmë nën kontroll.
Më shumë se 1,300 njerëz janë evakuuar nga zonat e prekura, disa me helikopterë dhe anije.
Më shumë se 320 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë intensiteti i shirave të rrëmbyeshëm në zonë pritet të ulet gjatë ditës së sotme, sipas autoriteteve.
Ekipet e shpëtimit dhe ndihmës janë vendosur në zonat e goditura nga përmbytjet dhe kërkimi për personin e zhdukur është duke vazhduar, sipas zyrtarëve.
Deri më tani 323 persona janë evakuuar në Bartın, 925 në Kastamonu dhe 472 në provincën Sinop.
Disa ura në këto qytete janë dëmtuar ose janë shembur për shkak të përmbytjeve.
Ndërkohë, presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka folur me zyrtarët lokalë të zonave të goditura nga përmbytjet përmes telefonit dhe ka siguruar që Turqia po përdor të gjitha mjetet në dispozicion për të ndihmuar njerëzit të rimëkëmben pas përmbytjeve./Motilokal.com
