Sot në Kosovë do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët e me diell. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 18 deri në 33 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 15 deri në 33 °C.
E diela do të mbajë mot të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 18 deri në 33 °C. Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut. prandaj preferohet t'i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 17./Motilokal.com
