Pas zjarreve, Turqia goditet nga përmbytjet

Pas zjarreve, Turqia goditet nga përmbytjet

Pas luftës së vështirë me zjarret masive, Turqia goditet nga përmbytjet. Duke iu referuar mediave turke, bregdeti verior i Turqisë është përfshirë nga shira të dendur, që kanë sjellë edhe përmbytje.

Për pasojë, deri tani raportohet për një viktimë. Ndërsa 13 persona janë lënduar pasi një urë është shembur në Bartin dhe 12 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

Në provincën e Sinopit, 240 kilometra në lindje të Bartin, raportohet edhe për shtëpi të dëmtuara, betura të shkatërruara e rrugë të bllokuara për shkak të përmbytjes. Ndërkohë pacientët e një spitali janë evakuuar dhe disa rrugë në Sinop janë bllokuar, pasi meteorologët kanë parashikuar shira të dendur në zonë.

Pjesa veriore e Turqisë është e ndjeshme ndaj vërshimeve të shpejta në verë, kur reshjet janë veçanërisht të fuqishme. Vitin e kaluar, së paku pesë persona vdiqën nga vërshimet në atë rajon.

Ndryshe, Turqia para disa ditësh u përball me zjarre shkatërruese në pjesën jugore, të cilat shkaktuan viktima, djegie të mijëra hektarëve me pyje dhe dëme tjera materiale./Motilokal.com

May be an image of outdoors

May be an image of road

May be an image of body of water

May be an image of outdoors

May be an image of outdoors

May be an image of body of water, road and tree

May be an image of tree and road

View of roaring waters of a stream amid floods in Ayancık district, in Sinop, northern Turkey, Aug. 11, 2021. (IHA Photo)

Cars trapped amid floodwaters in Bozkurt district, Kastamonu, northern Turkey, Aug. 10, 2021. (AA Photo)