Thunberg për raportin e OKB-së për klimën: Asnjë surprizë, na takon neve të veprojmë

Thunberg për raportin e OKB-së për klimën: Asnjë surprizë, na takon neve të veprojmë

Aktivistja suedeze për mjedis Greta Thunberg, ka komentuar raportin e OKB-së mbi ndryshimet klimatike, duke thënë se nuk ka asnjë surprizë.

Ajo në Twitter ka shkruar se ky raport nuk përmban surpriza të vërteta. Ai konfirmon atë që ne tashmë dimë nga mijëra studime dhe raporte të mëparshme. Ne jemi në një situatë emergjente.

Thunberg shpjegon se kjo është një përmbledhje solide, por e kujdesshme e shkencës më të mirë aktualisht në dispozicion. Pastaj, si gjithmonë, na fton ne për veprim.

“Nuk na thotë se çfarë të bëjmë. Na takon neve të jemi të guximshëm dhe të marrim vendime bazuar në dëshmitë shkencore të siguruara në këto raporte. Ne ende mund t’i shmangim pasojat më të këqija, por jo nëse vazhdojmë si sot, dhe jo pa e trajtuar krizën si krizë”, thekson Thunberg./Motilokal.com