Java në Kosovë nis me mot të nxehtë e diell, pasdite mundësi për rrebeshe shiu e bubullima

Java në Kosovë nis me mot të nxehtë e diell, pasdite mundësi për rrebeshe shiu e bubullima

Situata meteorologjike në Kosovë për këtë javë do të jetë nxehtë, për shkak të shtrirjes së rrymave ajrore nga Mesdheu qendror, që do të kushtëzojnë mot shumë të nxehtë.

Sot do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët e me diell. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu e bubullima dhe breshër. Temperaturat do të lëvizin nga 22 deri në 36 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët e me diell. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu e bubullima dhe breshër. Temperaturat do të luhatën prej 20 deri në 36 °C.

E mërkura do të mbajë mot i nxehtë, të kthjellët e me diell. Pasdite priten zhvillime të vranësirave e mundësi për rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat do të sillen nga 21 deri në 30 °C./Motilokal.com