Aeroporti i Prishtinës regjistron rekord, mbi 340 mijë udhëtarë gjatë muajit korrik

Aeroporti i Prishtinës regjistron rekord, mbi 340 mijë udhëtarë gjatë muajit korrik

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” e ka përmbyllur muajin korrik me performancë rekorde krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2019, përderisa në korrik 2020 ishte me humbje prej 68.39%.

Sipas njoftimit të ANP “Adem Jashari”, gjatë korrikut kanë fluturuar 340 mijë e 446 udhëtarë, për dallim nga viti i kaluar që kanë udhëtuar 88 mijë e 607, ndërsa në 2019-n, 280 mijë e 013 udhëtarë.

Mes tjerash bëhet e ditur se gjatë javës së parë të gushtit janë realizuar 661 fluturime prej 104 mijë e 256 udhëtarë.

“Ne falënderojmë bashkatdhetarët tanë dhe të gjithë udhëtarët që kanë shfrytëzuar shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA”, thuhet mes tjerash në njoftim./Motilokal.com