Dështimi për të vepruar tani mbi ndryshimet klimatike do të rezultojë në pasoja "katastrofike" për botën, paralajmëroi udhëheqësi i bisedimeve të ardhshme të Kombeve të Bashkuara për klimën.
"Unë nuk mendoj se ka ndonjë fjalë tjetër për të", tha Alok Sharma, ministri britanik përgjegjës për Konferencën e 26-të të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP26), për gazetën britanike The Observer, duke paralajmëruar se bisedimet vjetore, të cilat do të zhvillohen në Glasgow, Skoci në nëntor, do të ishte ndër shanset e fundit për të kufizuar ngrohjen globale dhe për të shpëtuar jetë.
Komentet e Sharma erdhën një ditë para se Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) të publikojë vlerësimin e tij të fundit, i cili ka vite që është duke u bërë dhe ka të ngjarë të japë pamjen më përfundimtare deri tani në shtrirjen e ndryshimeve klimatike të bëra nga njeriu.
Kërkuesit e Kombeve të Bashkuara do të publikojnë deklaratën e tyre më të fuqishme ndonjëherë mbi shkencën e ndryshimeve klimatike.
Raporti me gjasë do të detajojë ndryshimet e rëndësishme në oqeane, kapakët e akullit dhe tokë që pritet të ndodhin në dekadat e ardhshme. Dokumenti do të publikohet të hënën dhe është përpiluar nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike.
Do të jetë vlerësimi i tyre i parë global mbishkencën e ngrohjes globale që nga viti 2013. Pritet që Përmbledhja e ardhshme për politikëbërësit të jetë një dokument kyç për udhëheqësit globalë kur të takohen në nëntor.
Politikanët do të mblidhen për një samit klimatik, të njohur si COP26, në Glasgow. Pas dy javësh negociatash virtuale midis shkencëtarëve dhe përfaqësuesve të 195 qeverive, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike do të prezantojë pjesën e parë të një vlerësimi trepalësh të shkaqeve, ndikimeve dhe zgjidhjeve për ndryshimet klimatike.
Efektet e këtij fenomeni po shihen çdo vite përmes zhvillimeve të motit ekstrem në pjesë të ndryshme të botës. Në raportin e fundit, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike përcaktoi njeriut si shkaku dominant i ngrohjes globale që prej vitit 1950./Motilokal.com
