Sot mot më i freskët, priten reshje shiu, fundjava me diell në Kosovë

Sot mot më i freskët, priten reshje shiu, fundjava me diell në Kosovë

Sot në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ndryshëm, vende-vende edhe në formë stuhish. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 18 deri në 24 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 17 deri në 28 °C.

E diela do të mbajë mot të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 19 deri në 35 °C./Motilokal.com