Kroacia goditet nga moti i ligë, stuhi, shira të rrëmbyeshëm

Kroacia goditet nga moti i ligë, stuhi, shira të rrëmbyeshëm

Pas paralajmërimit se Gadishulli Ballkanik do të goditet nga moti i ligë – përkatësisht stuhitë, shirat e rrëmbyeshëm e me gjasë edhe tornadot, tashmë në disa shtete të rajonit këto paralajmërime kanë filluar të shfaqen.

Në Kroaci disa pjesë janë goditur nga erërat e fuqishme, ku nga fuqia e madhe shkatërruese janë shkulur me rrënjë pemët, dëmtuar veturat – duke bërë që të bllokohet trafiku.

Në Sllavoni veçse ka filluar stuhia e cila ka rrëzuar pemë e ka dëmtuar makina dhe po ashtu ka ndërprerë energjinë elektrike, as Spliti nuk qëndron hiq më mirë.

E gjithë Kroacia të enjten do të goditet nga moti i ligë, dhe sipas njoftimeve, më e keqja do të jetë në Adriatik./Motilokal.com


May be an image of cloud

May be an image of nature and ocean

May be an image of cloud and nature