Ndryshon moti, nesër priten rrebeshe shiu me bubullima dhe breshër

Ndryshon moti, nesër priten rrebeshe shiu me bubullima dhe breshër

Nga dita e enjte dhe premte pritet ndryshim i situatës sinoptike, ku priten rënie të temperaturave më afër vlerave mesatare, derisa priten edhe zhvillime të rrebeshe shiu me bubullima dhe mundësi për breshër. E gjithë ky ndryshim vjen pas krijimit të një cikloni mbi Adriatik.

Përderisa në disa shtete si Sllovenia, Kroacia e Bosnja Hercegovina ka patur reshje të mëdha shiu me erëra të forta dhe breshër. Kjo pritet të ndodh nga pasditja e së enjtes ku do të ketë zhvillim të stuhive të izoluara në veri të Shqipërisë, perëndim të Kosovës dhe viset tjera të Maqedonisë.

Gjatë këtyre dy ditëve priten edhe erëra të fuqishme, ku në disa pjesë ato pritet të arrijnë shpejtësinë maksimale deri në 75 kilometra në orë.

Sipas parashikimeve të fundit, nga dita e diel sërish mund të kemi rritje të temperaturave, por jo sikur ditëve të shkuara./Motilokal.com