Fluturakja e jashtëzakonshme supersonik e NASA-s e quajtur "djali i Concorde" po merr formë ndërsa po përgatitet për fluturimin e tij të parë testues vitin e ardhshëm.
Agjencia Amerikane e Hapësirës shpërndau një pamje të kohës së ndërtimit të X-59 Quiet SuperSonic Technology (QueSST), që po prodhohet në fabrikën e Lockheed Martin në Palmdale të Kalifornisë.
Kjo fluturake është dizajnuar që të mos krijoj zhurmë të madhe gjatë lëvizjes me shpejtësi supersonike prej 1.4 Mach apo 1.500 kilometra në orë. E zyrtarisht dihet se shpejtësia e zëri arrihet me lëvizjen e një mjeti me shpejtësi prej 1.200 kilometra në orë.
Videoja 43 sekondësh shfaq procesin e zhvillimit të kësaj fluturake, në veçanti të kabinës së pilotit që është nëntë metra dhe brenda saj ka të instaluar sistemin më të avancuar për pilotim.
Fluturakja është e ndërtuar me materiale që i reziston të nxehtit ekstrem, dhe për këtë do t’i vendoset motori GE F414 që nuk lëshon pothuajse fare nxehtësi derisa punon./Motilokal.com
