Vdes një person në Malishevë, dyshohet se shkaktar ishte tymi nga zjarret

Vdes një person në Malishevë, dyshohet se shkaktar ishte tymi nga zjarret

Një person në fshatin Novosellë të Malishevës dyshohet se ka vdekur nga ajri i tymosur i një stalle që ishte përfshirë nga zjarri.

Viktima ishte dërguar në QKMF pa shenja jete, ku edhe është konstatuar vdekja e tij nga ekipi mjekësor.

Sipas Policisë së Kosovës dyshohet se viktima ka ndërruar jetë nga tymi, pasi që i njëjti kishte shkuar te stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion./Motilokal.com