Moti sot në Kosovë do të jetë shumë i nxehtë, me diell dhe vranësira kalimtare. Përgjatë pasdites mundësi për rrebeshe shiu e bubullima dhe breshër. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 22 deri në 32 °C.
E enjtja do të jetë me mot pothuajse të kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Pasdite priten rrebeshe shiu me bubullima e mundësi për breshër. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 23 deri në 35 °C.
Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe preferohet zbatimi i këshillave që nga ora 10:00 e deri në 17:00 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit./Motilokal.com
