Situata e vështirë e krijuar nga zjarret në Shqipëri javën e fundit, këtë të martë ka marrë përmasa tragjike.
Në Gjirokastër është shënuar viktima e parë zjarret që kanë përfshirë zonën. Viktimë është 55 vjeç, banorë në Njësinë Administrative Lunxhëri – Antigone, ku vijon “lufta” me zjarrin që po përhapet me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era dhe temperaturat e larta.
Si pasojë e flakëve ka mbetur e lënduar edhe një grua. Sipas të njëjtave burime në fshat nuk ka as energji elektrike dhe as ujë, ndërkohë që edhe zjarrfikësit e kanë të pamundur për të shkuar atje për shkak të terrenit të vështirë.
Vatra e rrezikshme e zjarrit në Bashkinë e Gjirokastrës u njoftua fillimisht nga ministri Niko Peleshi, i cili ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Ai i ka bërë thirrje banorëve të disa fshatrave që të zbatojnë urdhrin dhe të evakuohen, pasi situata është kritike si pasojë edhe e erës që favorizon flakët./Motilokal.com
